Një fëmijë tashmë e ka humbur, kurse tre vajzat minorene i sheh
përditë në pamundësi për t’i dhënë ushqim. Kurrë nuk i ka ngopur me bukë
dhe shpirti i dh.emb pikërisht prej këtij fakti.
Kujton të birin vetëm me forcën e mendjes. Nuk kishte para t’i bënte as
edhe një foto. I vetmi kujtim që i ka mbetur është një shenjë në dorë,
në momentin kur djali e ka mbë.rthyer, teksa jepte sh.pirt.
Lavdija ka mbi supe jo vetëm tre frymë, por edhe mbi kurriz hijen e
një sëmu.ndje të r.ëndë. Nëse sëmundja do t’ja ma.rrë jetën, kjo është
një çështje që nuk e shqetëson 37 vjeçaren, e cila tashmë ka hu.mbur dhe
flokët për shkak të seancave mjekësore.
Emisioni shqiptarët për shqiptarët e përcolli rastin e nënës shqiptare, e
cila kishte vetëm një lutje për shqiptarët, të mund ta ndihmonin për të
patur një banesë për tre vajzat e saj.
Shqiptarët për shqiptarët menduan t’i bëjnë një festë njërës prej
vajzave të Lavdijes, e cila sapo kishte mbushur 3 vjeç. Vogëlushja nuk
kishte festuar ndonjëherë ditëlindjen. Festa u organizua dhe shoqet e
klasës së Namikes, vajzës së Lavdijes mbushën një shtëpi plot me gëzim.
Lavdija vetë shihte e ha.bitur gëzimin e fëmijëve. Mbase i kujtohej koha
kur në duar bante djalin 1 vjeç e gjysëm, i cili i vd.iq nga të
ftohtit.
Përveçse ditëlindjes së vajzës, Elvis Naçi në emër të të gjithë
kontribuesve, i uroi lumturi Lavdijes duke i dhënë një çelës, një çelës
që i jep një zgjidhje kësaj familje të v.uajtur.
Naçi: Lavdije, siç gëzojnë sot fëmijët e ty këtu, merri këto çelësa
sepse kjo këtu është banesa jote dhe shpresoj ta gëzosh gjithë jetën me
fëmijët e tu.
Lavdija: Nuk e besoj dot… (q.an)…
Naçi: Ta besosh që ç’ke me të. Lavdije, edhe me shëndetin besoj
gjithçka do të shkojë mirë. Uroj ta ndjeni ngrohtësinë e shqiptarëve.
Lavdija: Nuk di si t’ua shpërblej, unë nuk e bëj dot, por shpresoj që Zoti t’ua shpërblejë.
E teksa Lavdija qeshi për herë të parë pas shumë kohësh, ajo që kishte
mbetur ishte s.ëmundja e saj. I shoqi i 37 vjeçares prej kohësh ka
udhëtuar drejt Greqisë për të punuar ç’të gjejë, në mënyrë që të mund të
përballojnë operacionin për të cilin ka nevojë Lavdija. Por falë
shqiptarëve, nëna e tre fëmijëve arriti të shkojë në spital, atje ku
deri dje nuk mund të shkonte as për të kryer seancat për shkak të
varfërisë.
Para operacionit, Lavdija thotë se e ka mendjen tek fëmijët. Nuk i tregoi se do të hyjë në operacion.
Lavdija: Rrugës po mendoja për fëmijët. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, fare nuk kam f.rikë, por mall për fëmijët e mi kam që tani.
Operacioni zgjati disa orë, e teksa nëna e saj priste e përl.otur të bijën e vu.ajtur, mjeku del nga salla për të dhënë një lajm të gëzueshëm. Lavdija doli me sukses nga operacioni dhe tashmë jeta e saj nuk rr.ezikohet. Pas h.umbjes së një fëmije, kjo nënë shqiptare do të arrijë t’i rrisë vetë tre vajzat, falë dhjetëra kontributeve që shqiptarët mblodhën për të.