Familja e aktorit Blerim Destani janë ndër më të pasurat në botë ku pasuria e tyre marramendase krahasohet me atë të Silvio Berluskonit
Familja Destani nga Maqedonia numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës. Të gjithë ata që i njohin burrat e kësaj familjeje miliardere, e dinë se truri i sipërmarrjeve të familjes Destani është Nazifi, vëllai i Blerimit.
Babai i tyre, Lazim Destani është biznesmeni i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës.
Lazim Destani njihet si humanist i madh e sidomos për popullin shqiptar, duke ndihmuar gjithmonë njerëzit në nevojë, ndërkohë ndihmoi edhe Shkëndijën e Tetovës që në momentet më të vështira vendosi të merr nën udhëheqje dhe në 6 vitet e fundit e bëri një nga klubet më të forta në vend po edhe përgjithësi shqiptar.
Tërmeti i fundit në Shqipëri ka solidarizuar shumë shqiptarë me familjet e prekura duke dhuruar dhe ndihmuar me aq sa kishin mundësi, dhe shumë prej tyre i publikuan shumat e dhuruara për bamirësi.
Mirëpo i heshtur qëndronte filantropi dhe pronari i kompanisë “Ecolog” që sponsorizon klubin e futbollit Shkëndija, Lazim Destani. Sipas asaj që u mësua, z. Lazim Destani dhe familja e tij kanë dhuruar 3 milionë euro për familjet e prekura në qytetin e Durrësit dhe të njejtën nuk e ka bërë publike.