Në një artikull në Gazetën Si shkruhet: Zbulimi i një fushe detare që përmbante 5-8 trilionë kub gaz nënkupton për shumë ekspertë se loja energjitike në Mesdheun Lindor ka sjellë një sërë kompanish për shpimin e naftës.
ARTIKULLI I GAZETËS SI
Tërmeti vdekjeprurës që ka goditur vendin tonë ka sjellë jo vetëm solidarizim të jashtëzakonshëm nga shqiptarët në të gjithë trevat, por edhe qarkullimin e një sërë teorish konspirative se këto lëkundje mund të kenë ardhur si pasojë e dorës së njerit, saktësisht shpimeve për naftë. Shqipëria ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe kërkimet për naftë në Mesdhe duket të mos kenë ndihmuar në normalizmin e situatës.
Në disa raste tërmetet më shkatërrimtarë nuk janë ato që i sjell natyra, por ato që i shkakton njeriu. I tillë është dhe rasti i tërmetit 5.5 ballë në Korenë e Jugut në vitin 2017, që plagosi 137 persona dhe detyroi 1700 të tjerë të ndërronin vendbanimin e tyre, duke shkaktuar mbi 60 milionë dollarë dëme. Studimet e kryera pas rënies së tërmetit treguan që ai ishte shkaktuar nga aktiviteti shpues i një firme industriale.
Me shumë shpime që ndodhin në mbarë botën, tërmetet e shkaktuara nga njeriu janë bërë një shqetësim gjithnjë e më i zakonshëm. Dhe këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as rajoni ynë.
Një vit më parë, gjiganti amerikan i energjisë “ExxonMobil” ka bërë një zbulim “të klasit botëror” në Qipro ka vënë në lëvizje Turqinë, Greqinë dhe SHBA-në. Zbulimi i një fushe detare që përmbante 5-8 trilionë kub gaz nënkupton për shumë ekspertë se loja energjitike në Mesdheun Lindor ka sjellë një sërë kompanish për shpimin e naftës pasi është një nga gjetjet më të mëdha në mbarë botën në dy vitet e fundit.
Por pas Qipros, disa nga kompanitë më të mëdha botërore të naftës kanë nisur kërkimet për naftë edhe në detin Jon, në pjesën e Greqisë.
Katër kompanitë, “Total”, “ExxonMobil”, “Repsol” dhe “ELPE” kanë marrë zyrtarisht aprovimin e qeverisë greke për kërkimin dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në katër zona detare në Kretë dhe Detin Jon. Kjo projekt i është dorëzuar parlamentit Grek nga ministria e mjedisit dhe energjisë, e cila ka vendosur t’i japë këto fusha detare me koncesion.
Konkretisht, të dyja kontratat e nënshkruara më 27 qershor 2019 midis shtetit grek dhe konsorciumit “Total”, “ExxonMobil” dhe “Greek Petroleum” miratojnë nisjen e shpimit për naftë në Jugperëndimin e Kretës dhe në të gjithë rajonin e detit Jon në Greqinë Perëndimore. Mësohet se kërkimet në detin Jon do të nisin në dhjetë zona detare. Brian Baptie, një sizmolog nga Qendrës Britanike për Studime Gjeologjike thotë se kompanitë amerikanë kanë shkaktuar një sërë tërmetesh gjatë kërkimeve për naftë në mbarë botën. Në një prononcim për “Daily Mail” ai thotë toka e ka shumë të vështirë të normalizohet pas tërmeteve të shkaktuara nga dora e njeriut.
Tërmete nga “dora e njeriut”
Përafërsisht 100,000 puse uji po shpohen çdo vit dhe përdorimi i energjisë gjeotermale, që nganjëherë përfshin injektimin e lëngjeve në shkëmb të nxehtë për të krijuar avull, mund të rritet gjashtëfish deri në vitin 2050. Duke hequr gjithashtu sasi të mëdha të karburanteve fosile zhbalancohen forcat në lëvizje poshtë membranës së tokës duke shkaktuar tërmete.
Nëntoka nuk është e ndërtuar nga materiale të qendrueshme siç presupozohet, por përkundrazi, ajo është e ndërtuar nga blloqe materialesh të ndryshme që nëse humbasin ekuilibrin, shkaktojnë luhatje të tokës sipër dhe tërmete të rrezikshme.
Shpimet për termocentrale, kërkime nafte apo kërkim uji, dëmtojnë materialin delikat nëntokësor duke krijuar krisje të mëdha. Këto krisje mbushen shpejt nga balta, apo elementë të tjerë fluid, çka bën që presioni nëntokë të rritet. Me rritjen e presionit shtohet dhe predispozita për lëkundje sizmike, tërmetet.
Një alarm nga Oklahoma
Tërmetet që kanë tronditur shtetin e Oklahomës në vitin 2014 kanë nxjerrë në pah pasojat më të frikshme të shpimeve të naftës.
Para vitit 2009, Oklahoma kishte gati dy tërmete në vit të magnitudës 3.0 ose më të fortë.
Një studim i ri sjell prova për këtë rritje që lidhen me puset nëntokësore të shpuara nga industria e gazit dhe naftës.
Më 5 nëntor, 2011, një tërmet 5.6 i shkallës rihter tronditi Pragën në Oklahoma, tërmeti më i madh që ka goditur ndonjëherë këtë shtet. “Jam 71 vjec dhe e mbaj mend shumë mirë këtë,” deklaronte për “BBC”. Katie Keranen që jetonte në afërsi të Pragës në atë kohë. Profesorja e gjeofizikës në Universitetin e Kornellit, ka drejtuar një studim për shtimin e madh të tërmeteve në Oklahoma. “Menduam se, për t’u përgjigjur pyetjes përse ndodhi ky ose ai tërmet ishte e pamjaftueshme kur shohim se në këtë zonë ka patur shumë të tillë. Donim të gjenim shkakun, çfarë e shkaktonte këtë aktivitet sizmik në Oklahomë,” thotë profesorja Keranen.
Oklahoma ka gati 4 mijë e 400 puse nëntokësore ku ujërat e mbetura injektohen në thellësi të tokës pas shpimit për naftë dhe gaz. Keranen dyshonte se ato ishin të lidhura me tërmetet. Ekipi i saj llogariti sesi lëngu lëviz përmes shkëmbinjëve dhe regjistroi rritje të presionit të ujit në 89 qendra të tilla. “Zbuluam se presioni i lëngut ishte rritur mjaftueshëm për të shkaktuar tërmet në pothuajse çdo rast” thotë ajo. Katër puse shumë aktive janë shkak për rritjen e presionit të ujit. Megjithatë rritja ishte aq e madhe saqë solli një front aktivitetesh sizmike dhjetra kilometra larg.
Studiuesja Keranen shpreson se rezultatet, të publikuara në revistën Science, mund të ndihmojnë industrinë e naftës dhe gazit të menaxhojnë më mirë mbetjet e ujit për të ulur impaktin: “Mendoj se industria mund të mësojë cilat janë rreziqet më të mëdha, cilët janë faktorët e rrezikut për puset që shkaktojnë tërmetet dhe më pas të shpojnë puse që ta mbajnë presionin e ulët për të ulur rrezikun e tërmetit.
Marrë nga GazetaSi