Sa zgjasin paslëkundjet/ Eksperti tregon, ja çfarë ndodhi në Kaliforni

    Pas lëkundjet e një tërmeti mund të zgjasin edhe për disa ditë të tëra, muaj e mbase edhe vite thonë ekspertët.

    Korrikun e këtij viti, një tërmet i të njëjtës magnitudë me atë në Shqipëri, 6,4 goditi jugun e Kalifornisë. Epiqendra ishte pranë Ridgecrest, rreth 160 km larg Los Angelesit.

    Goditjet nuk përfunduan me kaq: më e forta mbërriti një ditë më vonë, dhe ishte e magnitudës 7.1. Tërmeti u pasua nga mijëra paslëkundje, që shkuan deri në 5.4. Nga tërmeti I parë pati dëme relativisht të vogla, ndërsa i dyti shkaktoi zjarre në disa ndërtesa të Ridgecrest e ka me mijëra banorë pa energji elektrike.

    Shkundjet e tij u ndjenë në të gjithë në pothuajse të gjithë jugun e Kalifornisë, në disa pjesë të Arizonës e Nevadës, në zonën e gjirit të San Franciskos, Sacramento e deri në Baja California, në Meksikë. Gati 20 milionë njerëz e ndjenë tërmetin e parë, e 30 milionë të dytin. Pan iku ndërkohë ishte i madh, e ai ushqehej nga paslëkundjet e vazhdueshme.

    Sizmologu Egill Hauksson parashikoi që kjo situatë mund të zgjaste dhe me muaj të tërë, në mos vite. Një gjë e tillë ka ndodhur me tërmetin e magnitudës 7.7 në vitin 1952 në Techahapi të Kalifornisë, paslëkundjet e të cilit zgjatën 40 vjet. Ndërsa paslëkundjet e tërmetit 7.3 që goditi Landersin po në Kaliforni në vitin 1992, vazhdojnë ende.

    Zakonisht, sipas ekspertëve, sa më i fortë të jetë tërmeti, aq më shumë zgjasin goditjet pasuese. Megjithatë, në rastin e lëkundje se fundit të dhunshme të tokës në Kaliforni, ata nuk parashikuan që të kishte një tjetër tërmet më te fortë, pavarësisht frikës së ngjallën paslëkundjet, me argumentin se intervalet mes dy tërmeteve të mëdha, zgjasin në kohë. tch

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *