Pas debatit mes Eni Vasilit dhe Kreshnik Spahiut, drejtuesja e emisionit “Open”, është zënë ke.q edhe më avokatin Spartak Ngjela.
Gjatë diskutimit për propozimin që qytetarët e pastrehë, të futen në banesat që janë aktualisht bosh në Tiranë dhe Durrës, avokati nisi një shpjegim të gjerë ekonomik dhe me pretendimin që ka, për diturit absolute, në çdo fushë të jetës, ai deklaroi se moderatorja nuk kupton asgjë nga tregu dhe se duhet të dëgjojë ligjërimin e tij, pa e hapur gojën fare.
Debati:
Spartak Ngjela: Më lini moj të flas, se nuk e njihni ju zonjë fare tregun.
Eni Vasili: Mirë vazhdo avokat se vetëm ti di çdo gjë. Po na bën sikur po jep zgjiidhjen e shekullit.
Spartak Ngjela: Zonjë, po flasim kush do t’i blejë, shteti nuk humbet. Kupton, nuk po më ndjek. Janë 300 milionë euro, hidhen në treg, pronari i përdor në treg.
Eni Vasili: Këtë gjë thoshte dhe materiali jonë filmik.
Spartak Ngjela: Dale moj, lëre materialin, materiali thotë, më tregon materialin.
Eni Vasili: O zot, njeri më pa edukatë nuk kam parë!