Flet xhaxhai i Klement Çupit: Më kërkoi të bënte një telefonatë për herë të fundit? Donte një cigare para se..

    Shqiptarët nuk do ta harrojnë lehtë fytyrën e Klementit.

    I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” ishte Hamza Çupi. Nga tërmeti i 26 nëntorit, Hamzai humbi nën rrë noja vëllain e tij Hajredinin, bashkëshorten e vëllait, Lutfien dhe nipin që kishte ardhur nga Anglia, Klement Çupin.

    Menjëherë pas tërmetit të fuqishëm ai është nisur nga Vora për në Thumanë pasi vëllai nuk i përgjigjej në telefon.

    Hamzai tregoi se ishte një situatë shumë e vështirë kur mësoi që vëllai i tij dhe nusja e vëllait kishin ndërruar jetë, ndërsa dy nipat e tij për fat të mirë ishin ende gjallë dhe po bëhej çmos për t’i nxjerrë nga rrë nojat.

    Gjatë kësaj kohe, Keli ka kërkuar të flasë me të fejuarën e tij në Angli, Liridona duke i dhënë lamtumirën. Përgjatë operacionit të kërkim – shpëtimit Keli kërkoi ujë dhe cigare dhe më pas mbylli sytë.

    Atij i kishte rënë betoni mbi këmbë dhe kishte humbur shumë gjak, duke bërë që mos të shpëtonte dot. Xhaxhai i tij, Hamzai tregoi se dhe në Angli është mbajtur një ceremoni përkujtimore për ndarjen e Kelit nga jeta.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *