Nëna e Bleona Matës nga Kukësi, Bukurie Mata e humbur në maj të vitit 2010 thotë se i ka humbur të gjitha shpresat nga shteti për gjetjen e vajzës së saj.
Në një intervistë për News24, ajo thotë se shteti nuk ka bërë sa duhet për të gjetur vajzën e saj, ndërsa i bën apel të marrë edhe njëherë në pyetje të ak uzuarat për zhd ukjen e saj.
“Ka 10 vite që është zhd ukur vajza ime dhe nga shteti nuk kemi asnjë informacion, asnjë dritë jeshile për gjetjen e Bleonës, për bijën time të vetme. Unë i kisha kërkuar drejtësisë, që 10 vite radhazi 5 kri minelët rrinë të lirë, 5 dësh mitarët rrinë të lirë, 5 vajzat që e zhd ukën Bleonën janë të lira.
Unë e kam hu mbur besimin te shteti, unë pres çdo ditë më të mirën për Bleonën. Unë do ta kërkoj në rrugë private, në të gjitha institucionet e tjera, por i lutem edhe njëherë shtetit të marrë masa për gjetjen e Bleonës, të marrë edhe njëherë në pyetje 5 kri minelët që rrinë të lirë. Unë dua të vërtetën për gjetjen e Bleonës. Dua një siguri, një pikë jeshile, një drejtim në gjetjen e saj, ndaj uniformës blu. E kam hu mbur besimin te drejtësia shqiptare, sepse 10 vite nuk kam asnjë pikë në gjetjen e Bleonës ndaj uniformës blu”, thotë Bukurie Mata.
Nga ana tjetër, nëna e Bleonës thotë se ish-bashkëshorti i saj nuk po e ndihmon në gjetjen e Bleonës që është edhe vajza e tij.
“Jo, nuk kemi asnjë lidhje, jemi ndarë me gjykatë. Ai si prind asnjëherë nuk e kërkon fëmijën, unë nuk e di çfarë prindi është ai. Çfarë babai është, çfarë i pamëshirë është, edhe këtu mund të hedhim dysh ime se mund të dijë diçka dhe ai, bashkë me motrën e vet. Po na bën të dysh ojmë, se 10 vite nuk bën asnjë thirrje për gjetjen e Bleonës. Vjehrri jonë e bën ndonjë thirrje shumë të rrallë”, thekson ajo./balkanweb