Ngjarja me çiftin e sapomartuar pak ditë më parë në fshatin Xhyrë të Librazhdit, tro nditi mbarë opinion publik.
Fatkeqësisht, 19-vjeçarja Rezarta Hajdari ndërroi jetë, ndërsa bashkëshorti i saj, Olsiani mundi t’i shpëtonte, dhe u përmend ditën e djeshme, pas dy dite në koma.
Olsiani tregoi ditën e djeshme se mban mend që sapo hëngrën darkën, morën një mangall prushi në dhomë dhe u shtrinë për të fjetur. Nga ana tjetër, familjarët e së ndjerës akuzojnë familjen e 27-vjeçarit se ka gisht në hel mimin e vajzës së tyre.
Ndërkohë, ditën e sotme një grua ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se ka përjetuar një histori të ngjashme me atë të çiftit nga Librazhdi.
Ajo tregon se disa vite më parë, së bashku me bashkëshortin e saj, kanë marrë në dhomë një mangall prushi dhe për pak sa nuk kanë vdekur.
Sipas saj, atë mbrëmje vjehrra ka dëgjuar një zhurmë të fortë dhe u zgjua direkt, duke shkuar tek dhoma e tyre, ndërsa e gjeti çiftin e bashkëshortëve të shtrirë dhe pa ndjenja.
Gruaja, e cila preferon të mbetet anonim, tregon më tej se mban mend vetëm që u zgjua nga shtrati dhe ra pa ndnja për tokë.
Ajo thotë se nëse nuk do t’i kishte dëgjuar askush, me siguri gjërat mund të kishin shkuar ndryshe. Gruaja shpjegon se prushi në një dhomë të izoluar, pa asnjë mundësi ajrosje, shkakton djegien e ajrit, gjë e cila sipas saj quhet edhe si “vdekja e zezë”.
Mesazhi i plotë:
Prsh JOQ. Desha te tregoj historin time qe ngjan shum me at Ciftin e ri. Kur degjova deklarimin è djalit qe tha qe moren nje mangall me prush dhe u futem ne dhom e mbyllem deren asgje tjeter duhet besuar sepse po identik te njejten gje kemi ber ne para disa vitesh me burrin tim edhe kemi qen Duke ikur,
kur ne 3 te nates vjehrra ka degjuar nje zhurm te fort esht zgjuat direkt ka ardh ne dhomen ton dhe na ka gjet te shtrir pa ndjenja gadi ne gjendje kome sepse une edhe pse nuk kujtoj asgje
Jam zgjuar nga shtrati edhe Jam perplasur per tok kjo gje Na ka shpetuar te dyve sepse po’ te Mos kishte degjuar askush do na kishin gjetur ne mengjes de dyve te pa jetë,
mund te thoni ju se nuk esht è vertet, por prushi ne dhom te izoluar po’ asnje mundesi ajrosje te djeg ajrin edhe kjo quhet vdekje è zez po’ te lexoni me shum rreth saj.
Me vjen shum keq qe portalet po e pershkruajn kete histori simas qefit dhe po fusin ne sherr dy familje. Anonim ju lutem!”