Mund të marrin flakë! Tërhiqen nga tregu lavatriçet e dy firmave të njohura

    Mund të marrin flakë dhe janë tërhequr nga tregu 500 mijë lavatriçe të dy kompanive të njohura Hotpoint dhe Indesit pikërisht për shkak të shqetësimit që mund të krijonin tek blerësit, në prag të festave të fundvitit.

    Rrjeti amerikan Whirlpool njoftoi këtë të martë se ka vendosur që të tërheqë mbi gjysmë milionë lavatriçe nga tregu të cilat janë nxjerrë në shitje nga viti 2014 deri në 2018, të markave Hotpoint dhe Indesit.

    Gjithçka për shkak se mund të nxehen në momentin që mbyllen dhe mund të shkaktojnë zjarr.

    Mbi 500 mijë lavatriçeve të blera nga tetori 2014 deri në shkurt 2018, rrezikojnë që të marrin flakë në banesat ku janë.

    Për këtë arsye këshillohet që të mos përdoren, deri në momentin që do të tërhiqen, proces i cili do të nisë në muajin janar.

    E vetmja mënyrë në të cilën këto laatriçe nuk rrezikojnë të marrin flakë është nëpërmjet larjeve nën 20 gradë transmeton Noa.al

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *