‘Kaubojsja’ e Myzeqesë, me ‘çiften’ me vete, kjo VIDEO dhe do t’ju lërë pa fjalë!

    Vërtetë për tu habitur se ku e gjen forcen kjo grua e cila nga banorët e zones ku jeton, quhet me perkedheli “kaubojsja” e Fierit.

    Kjo grua jeton në Sheq të Fierit. Ajo bën të gjitha punët e rënda të cilat përballohen vetëm nga burrat. Quhet Liri Ryshka dhe ABC News u takua me të për të parë nga afër njeriun që zona e quan me mirësi “kaubojsja” e Fierit.

    Me shtat të vogël dhe pamjen e një gruaje të zakonshme te befason me perditshmërinë e saj. Fermere, drejtuese mjetesh bujqesore dhe mullixheshë

    Por pas baltës dhe pluhurit të fermës, Liria ka kohë dhe durim për punë që kërkojnë delikatesë si endja e qilimave. Madje edhe për këto të fundit pajisjen endëse e ka ndërtuar vetë.

    Burrat i konkuron denjësisht madje i kalon.

    Traktorit i shton një mulli duke shkuar sipas porosive në çdo shtëpi për të bluar drithëra. Nuk merr asnjëherë punëtor krahu. Çdo punë dhe rregullim të fermës apo shtëpisë e bën vetë. Shansin për tu arsimuar nuk ia dhanë dot prindërit, por ajo vetë i arsimoi të tre fëmijët e saj. Ata jetojnë jashtë vendit ku Liria dhe bashkëshorti i saj shkojnë herë pas here për vizitë. Punon nga mëngjesi në mbrëmje në fermën e saj ose duke kryer shërbime për tokat e fermerëve të zonës. Pavarësisht të gjithave, mbetet grua, ndaj kur duhet e merr edhe armën me vete.

    Në fund të ditës duke endur qilima dëgjon lajmet ndaj di çfarë ti kërkojë shtetit. Ky i fundit duhet thjesht të bëjë detyrën për të gjithë ata fermerë që jetojnë duke punuar tokën. Liri Ryshka nga fshati Sheq Marinëz i Fierit dhe bashkëshorti i saj jetojnë falë të ardhurave nga toka dhe blektoria prej shumë vitesh.

    Ndryshe nga pjesa më e madhe e fermerëve të zonës ata i kursejnë shpenzimet për punimin apo shërbimet e tjera të tokës dhe fermës blektorale duke bërë gjithçka vetë dhe me mjetet e tyre. Kjo do të thotë më tepër të ardhura për familjen, ndërsa për banorët e zonës një model suksesi dhe kurajoje.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *