Dita sotme ka nisur me një lajm të hidhur për botën e futbollit. Sot është ndarë nga jeta ish-trajneri i kombëtares Shyqyri Rreli.
Ai lindi më 18 maj të vitit 1930, ndërsa ka kaluar pjesën më të madhe te karrierës te Dinamo, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Tiranën dhe Erzenin.
Ai gjithashtu ka drejtuar kombëtaren shqiptare në periudhën mes viteve 1982-1985 dhe 1988-1989. Më tej ai ka drejtuar kombëtaret Shpresa, 17 Nëntorin (sot KF Tirana), Teutën dhe Shkumbinin.
Ish-trajneri Rreli ka regjistruar suksese të rëndësishme me moshat e Kombëtares, duke fituar dy tituj Ballkanikë për të rinj, ndërkohë që me Shqipërinë U21 shkoi nder 8 më të mirat në EURO 1984.
Figura e ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare është vlerësuar me çmimin “Mjeshtër i Madh” nga Ish-Presidenti Alfred Moisiu, kurse Bamir Topi në vitin 2017 i akordoi atij çmimin “Nderi i Kombit”.