E hoqi nga puna, ish-shoferi i hedh gra nat në zyrë Fatos Tushes, krebashkiaku dhe sekretarja e tij drejt spitalit

    Ish-shoferi i Bashkisë Lushnje Gëzim Saraçi, dyshohet se është personi që ka hedhur gr anatë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, ku ka mbetur i pla gosur vetë Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.

    Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe dhe sekretarja e tij janë  nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

    Tushe është jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Më rëndë është sekretarja e tij Erisa Qalliu . Ajo është nënë e dy fëmijëve.

    Lënda është vendosur poshtë derës së kryetarit, dhe në momentin që Fatos Tushe ka hapur derën e zyrës ka ndodhur dhe shp ërthimi i fuqishëm.

    Dyshohet se autor i këtij atentati është shtetasi Gëzim Saraçi, i cili ka qenë më herët shofer në Bashkinë e Lushnjes, ndërsa ka pasur debate të herëpashershme me Tushen. 

    Bëhet me dije se 45 vjeçari Gëzim Saraçi ka qenë shofer i kryebashkiakut të mëparshëm të Bashkisë së Lushnjes Albert Sanxhaku, dhe në kohën kur në detyrë ka ardhur Fatos Tushe, ai është larguar nga puna.

    Nuk dihet nëse largimi nga puna ka qenë motivi i kësaj ngjarje të rëndë që ka tron ditur sot Lushnjen.

    Ndërkaq Saraçi është shpallur në kërkim teksa në Lushnje është nisur vetë drejtori i policisë Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj, drejtor i policisë kriminale.

    Aktualisht Lushnja është e ‘blinduar’ nga forcat e shumta policore ndërsa janë ngritur edhe post-blloqe.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *