Disa adoleshentë nga Divjaka, janë ndaluar në parkun e Karavastasë, pasi kishin planifikuar që të gjuanin roza.
Duke shfrytëzuar ditet e para të vitit, kur vëmendja është më tepër tek festa, ata janë futur në zonën e Kularit në Divjakë me qëllimin për të gjuajtur rosa, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj, por jo vetëm.
Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Fierit, Ardian Koçi, tregon se të rinjtë kishin përgatitur një armë artizanale, për të cilën thotë se nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend që mund të ishte armë.
“Nuk mund ta mendoja kurrë që kjo të ishte një armë!U kap sot në mëngjes disa adoleshenteve nga Divjaka në zonën e Kularit. Mbase duke menduar qe festa do na ulte vigjilencën, sot ata tentuan të dilnin për rosa. Mekanizmi i thjeshtë. Fisheku futej në folenë e tytës dhe kjo e fundit ngjeshej me force brenda një tubi tjetër qe ishte salduar në pjesën e qytës. Në fund ishte edhe gjilpëra që godiste kapsollën. E pabesueshme!Për ne muzeun e Parkut”, shkruan Koçi.