Historia e djaloshit Isaelo Xhemalit nga Vlora është aq sa trish tuese aq edhe emocionuese.
Prindërit e tij biologjikë e hodhën në koshin e plehrave kur ai ende nuk kishte hapur sytë. Por, në momentet më të vështira të jetës së tij, fati e ndeshi me një zotëri nga komuniteti rom që i zgjati dorën duke e marrë në shtëpinë e tij.
Sot Isaelo është 12 vjeç, ai shkon në shkollë, dhe ndihet krenar për familjen që e ka rritur.
Për oranews Isaelo shprehet:
Më dukej e pabesueshme, por pastaj e besova. As i njoh as i kam parë
ndonjëherë. Njoh vetëm këta që më kanë rritur. Këta mbeten familja ime.”
Deri më sot, prindërit biologjikë nuk e kanë kërkuar, por Isaelo thotë
se sërish do të zgjidhje të jetonte në këtë familje që e rriti,
pavarësisht se nuk i përket këtij komuniteti Ndërsa babai që e birësoi
Leonard Xhemali rrëfen momentin kur e gjeti.
Ai tregon:
Aty te kazanët teksa mblidhja kanoçet e kam gjetur. Pandeha se ishte mace, kur e kam gjetur me erdhi keq dhe kam qarë. E mora dhe e solla këtu.”
Familja Xhemali e përbërë prej tashmë 7 anëtarësh mbijeton duke gërmuar çdo ditë nëpër koshat e plehrave të Vlorës. Edhe Isaelo angazhohet duke mbledhur shishe për të ndihmuar familjen, sapo mbaron mësimin apo në ditë pushimi.