Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu sapo ka marrë një lajm që mund të jetë më i rëndesishmi i karrierës së saj.
Alketa do të jetë një nga prezantueset e festivalit të Sanremos bashkë me disa personazhe të tjerë te njohur të publikut italian si Monica Bellucci etj.
Ajo i ka ndare emocionet e mëdha me ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke treguar se eshte nje nder i madh per te dhe eshte dita me e lumtur e karrieres se saj.
Ja si shprehet ajo në rrjetet sociale:
Po qaj me Lot Gezimi! Eshte dita me e lumtur e karierres time!
Faleminderit Shqiperia. Grazie Italia.
Che onore. Non ci posso credere
Në një tjetër status ajo shprehet se
Kjo eshte Endrra per te cilen ju kisha folur! Endrra per te cilen kam punuar dhe besuar fort qe 12 vjec! Endrra qe Frymezoi Festivalin e 58 te Kenges! Italia qe pas Shqiperise time eshte pa as me te voglin dyshim Vendi me i Bukur ne Bote!