Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ishte e ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite . Ajo ka folur për jetën profesionale, por edhe atë private, pasi kohët e fundit ka bërë shumë ‘zhurmë mediatike’ dhe ka qenë qendra e mediave rozë.
Në muajin Nëntor, Rudina Dembacaj konfirmoi ndarjen me bashkëshorin, Aleksandër Varfaj. Nga martesa e tyre ata kanë dhe një vajzë 3-vjeçare, të quajtur Viktoria.
Në lidhje me divorcin, Rudina tregoi se asnjë ndarje nuk është e lehtë sidomos kur ka një fëmijë në mes, por ata morën këtë vendim se çifti nuk po funksiononte.
“Asnjë ndarje nuk është e lehtë. Unë dhe ish-bashkëshorti krijuam një familje me shumë ëndrra, si të gjithë në fillim, por fati nuk ishte i tillë, ne vendosëm të divorcoheshim. Duke qenë se kohët kanë ndryshuar, sigurisht ne nuk kemi më mentalitetin e nënave tona, jeta ka ndryshuar dhe vendosëm të ndaheshim. Asnjë ndarje nuk është e lehtë, sidomos kur ka në mes fëmijë dhe për çdo nënë normale në këtë botë, fëmija është qendra e botës. Dhe duke patur përpara të ardhmen e qendrës së botës, sigurisht divorci nuk është i thjeshtë. Por ne si dy të rritur dhe si dy qytetarë të këtij vendi duke ngelur shumë miq dhe duke i dashur akoma dhe përgjithmonë të mirën njëri-tjetrit, morëm këtë vendim, duke parë se familja s’po funksiononte më, çifti s’po funksiononte më.
Në 6 Janar të këtij viti, Rudina zyrtarizoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, duke njoftuar që ata janë jo vetëm partnerë në biznes, por dhe në jetë.
“Unë dhe Marku në ditën e dytë të vitit bëmë një udhëtim jashtë shtetit dhe unë e kapa veten duke ulur kokën në aeroport. Nuk ia lejoja dot vetes këtë gjë, nuk kam pse ta fsheh dashurinë. Fati deshi që unë njoha një person të mrekullueshëm për mua, ne ndihemi aq mirë me njëri-tjetrin, sa pse duhet unë ta fsheh këtë gjë? Nuk është fare e vështirë të njihen dy veriorë, njëri në art, tjetri në politikë. Jemi njohur prej kohësh, absolutisht nuk e kishim menduar ndonjëherë të kishim një marrëdhënie. Marku ka kaluar një periudhë shumë të vështirë të jetës së tij, ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë. Pas kësaj humbjeje ndoshta ishte dhe situata delikate për jetën e tij. Sigurisht unë isha një vajzë single, grua single, edhe ndodhi që u dashuruam, s’kishim pse ta fshihnim më”.