Një qytet me “zombie” në Kinë. Pamje dramatike nga Wuhan, aty ku njerëzit bien në tokë nga virusi

    0
    202

    Njerëz që rrëzohen papritur në tokë, mjekë që nxitojnë për ti ndihmuar, pamje dramatike raportohet të jenë xhiruar në Wuhan, qytetin e futur prej disa ditësh në karantinë pas përhapjes së kornavirusit. Videot janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku ata që i kanë postuar thonë se bëhet fjalë për qytetin Wuhan, të shndërruar si një qytet me “zombie”, por ende nuk është konfirmuar vërtetësia e tyre.

    Deri tani, virusi që sulmon sistemin e frymëmarrjes u ka marrë jetën mbi 25 personave ndërsa në të gjithë botën mendohet se 800 vetë janë infektuar. Edhe pse sëmundja është kryesisht e përhapur në Kinë, raste të tjera janë shfaqur edhe në Vietnam, Korenë e Jugut, Tajlandë, Tajvan, Singapor, Hong Kong, Makau dhe Japoni. Video

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here