Për herë të parë Britania e Madhe ka ndërmarrë një nismë te re për të tërhequr të rinjtë e talentuar nga e gjithë bota. Kjo lotari mund të hidhet nga të gjithë ata që duan të jetojnë atje.
Përzgjedhja duket se do të jetë strikte, në bazë të nevojave të tregut britanik të punës. Lajmin ka qenë vetë Kryeministri britanik që e ka konfirmuar.
Ai ka thënë:
Ndërsa largohemi nga BE, unë dua të dërgoj një mesazh që Mbretëria e Bashkuar është e hapur për mendjet e talentuara”.
Të gjithë aplikantëve do t’u ofrohet hyrje e shpejtë në Britani dhe një kontratë pune. Kjo skemë pritet të tërheqë shkencëtarë, akademikë, studiues, IT, studentë dhe matematicienë, njoftoi qeveria britanike të dielën.
Skema e ashtuquajtur “Talenti Global” hapet më 20 shkurt. Qëveria britanike nuk ka vendosur kufi nëse se sa do jetë numri aplikantëve që do të pranohen, duke theksuar se do t’i ofrojë mundësi punësimi të gjitha mendjeve të ndritura.
Johnson shtoi:
Britania e Madhe ka një histori krenare të zbulimit shkencor, por për të
përballuar sfidat së ardhmes duhet të vazhdojmë të investojmë në
kërkime talentesh dhe të rinjsh ambiciozë”.
Shifrat tregojnë se deri në 2.500 akademikë janë larguar nga Skocia që nga referendumi i Brexit, duke ngjallur frikën për një ikje të trurit pas Brexitit. Institucionet si University College London janë të shqetësuar se ata mund të humbasin 70 për qind të studentëve të tyre nga vendet e BE-së nëse tarifat e tyre rriten më shumë se ato të vendeve europiane.