Një çift të moshuarish jetonin vetëm në shtepine e tyre në një fshat ne Amerke. Ata ishin dashuruar që të rinj dhe pavarësisht të gjithë sfidave ata kishin ruajtur dashurinë e tyre edhe për mbi 50 vjet martesë.
Ata jetonin në varfëri, por çifti ishte mirënjohës që kishin njëri-tjetrin. Një herë në javë, burri dhe gruaja uleshin në parkun pranë shtëpisë dhe hanin kekun me qershi. Ishte ëmbëlsira e tyre e preferuar dhe luksi i vetëm që ata mund ta përballonin. Në ato ditë kaluan shumë momente të bukura.
Por kishte një gjë shumë të çuditshme: burri hante vetëm koret e kekut, ndërsa gruaja e tij, nga ana tjetër preferonte mbushjen.
Gjatë dimrit burri i saj u sëmur dhe kishte sëmundjen e rëndë që nuk i shpëtonte dot, ishte një moment i tmerrshëm për të dy.
Papritmas i moshuari vendosi t’i thoshte diçka shumë të rëndësishme gruas së tij:
Gjithçka që dëshiroja të bëja me jetën time ishte të të bëja të
lumtur. Shpresoj se ja kam arritur. Dhe, e dashur, mos u zemëro me mua,
por unë kam gënjyer gjithë këto kohë.”
Gruaja ishte e befasuar, nuk e kuptoi pse. Por plaku vazhdoi: “Unë … thjesht, nuk i kam pëlqyer kurrë koret e ëmbëlsirave”.
Ata shikuar njëri-tjetrin dhe buzëqeshën.
Pastaj gruaja tha:
Të gjitha këto vite unë kam qenë duke u përpjekur të të bëja ty të ndiheshe i lumtur duke thënë se dua mbushjen sepse mendoja që t’i i ke qejf koret…kur unë në fakt vetëm koret preferoja.”
Kjo është ajo që quhet dashuri pa kushte!