Alketa Vejsiu terhoqi vemendjen ditën e djeshme sapo doli në skenën e “Sanremos”. Prezantuesja shqiptare u komentua shumë si nga mediat shqiptare, edhe ato italiane për elokuencën në të folur dhe faktin që la pa fjalë edhe Amadeusin.
Pasi falenderoi Italinë për mundësinë që i dha, Alketa bëri një gafë kur u shpreh se ka qenë e para grua në histori që prezantoi “Festivalin e Këngës në RTSH.
Alketa: Ne jemi 12 vite pas jush, në mos gaboj, pasi krijuat Sanremon, rreth 12 vite më pas u organizua Festivali i Këngës. Në dhjetor përfundoi njëri prej edicioneve që rezultoi një sukses
Amadeus: Kush e ka prezantuar?
Alketa: Për vite me radhë burra, burra, burra e burra pafund. Por më pas, në mënyrë të pabesueshme ja besuan një gruaje
Amadeus: Dhe kush është kjo grua?
Alketa: Kjo grua jam unë
Amadeus: Uaaaa, ke prezantuar…sa mirë bravo!
Mirëpo mesa duket Alketa ka harruar se dikur festivalin e kanë prezantuar të vetme në skenë emra të njohur si Yllka Mujo (1985), Ema Ndoja (1986), Silvana Braçe (1987), Ina Gjika (1988), Luiza Xhuvani (1989).