Gafa e madhe e Alketa Vejsiut në Sanremo, e qellimshme apo nga mos informimi?

    Mbremjen e djeshme ne skenën e Sanremos Alketa Vejsiu doli me sukses ne prezantimin e saj.

    Mirepo ne nje moment ajo beri një deklaratë të pavërtetë lidhur me prezantueset e festivalit të RTSH-së në Shqipëri.

    Sipas saj, festivali i RTSH-së është prezantuar vetëm nga burra dhe ajo ishte femra e pare dhe e vetme që e prezantoi atë vitin që kaloi.

    Ne jemi 12 vite pas jush, në mos gaboj, pasi krijuat Sanremon, rreth 12 vite më pas u organizua Festivali i Këngës. Në dhjetor përfundoi njëri prej edicioneve që rezultoi një sukses. Për vite me radhë burra, burra, burra e burra pafund. Por më pas, në mënyrë të pabesueshme ja besuan një gruaje. Kjo grua jam unë”– deklaroi Alketa.

    Po sa e vërtetë është deklarata e saj në skenën e Sanremos?

    Nuk dihet se cilat ishin arsyet e kësaj deklarate të moderatores, ndoshta nuk ka qene e mire informuar per festivalin e RTSH-së i cili për 57 vite e ka pasur një prezantuese femër.

    Vejsiu jo vetëm bëri një deklaratë të pavërtetë në gjuhën italiane, e cila kishte përgjegjësinë publike që të thoshte të vërtetën por nuk duhet të hidhte poshtë arritjet artisitike të personazheve shqiptarë.

    Duke filluar që nga festivali i parë i cili u prezantua nga Margarita Xhepa dhe më pas me radhë deri në festivalin e 57 një vit para se të prezantonte vetë Vejsiu ka pasur një drejtuese femër. Madje edhe emra të mëdhenj të artit apo edhe këngëtare të njohura.

    Në regjistrin e tij festivalin e RTSH-së e kanë prezantuar emra si Vera Zheji, Drita Bardhi Haxhiraj, Elisabeta Vasili, Adriana Fishta, Edi Luarasi, Flutura Çangu, Arta Dade, Rezarta Malaj, Rezana Çeliku, Zerina Barbullushi, Mimoza Tafaj, Silvana Braçe,

    Anisa Markariam, Dhurata Kasmi, Matilda Makoçi, Elvira Diamanti, Yllka Mujo, Ema Ndoja, Ina Gjika, Luiza Xhuvani, Kristi Rrapo, Ema Andrea, Rudina Magjistari, Fjoralba Shehu, Juela Meçani, Doris Petrela, Valbona Çobo, , Vilma Papajani, Hygerta Sako,

    Monika Zguro, Inis Gjoni, Klodiana Maliqi, Ornela Bregu, Ledina Çelo, Hueyda El Saied,  Soni Malaj, Elsa Lila, Miriam Cani, Jonida Maliqi, Mirela Naska, Enkeleida Zeko, Floriana Garo, Klea Huta, Xhesika Berberi, Marinela Meta, Liberta Spahiu, Blerta Tafani, Jonida Shehu dhe Ana Golja.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *