Nga 1 marsi mundesi e madhe per shqiptaret, ja cfare permban Ligji i ri për punësim në Gjermani

    Nga data 1 mars i ketij viti, do te hyje në fuqi ligji i ri për punësim në Gjermani.

    Siç dihet tashmë ligji i ri hap mundësi të reja për punëmarrësit nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, që kanë një kualifikim të njohur në Gjermani dhe të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.

    ÇFARË ËSHTË LIGJI RRETH IMIGRIMIT TË FUQISË PUNËTORE TË KUALIFIKUAR?

    Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (Shtete të Treta) të emigrojnë më lehtë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë, nga i cili ligj pritet të përfitojnë më së shumti vendet si Kosova e Shqipëria.

    Përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë/universitare vazhdojnë të mbeten të vlefshme.

    Gjithsesi për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane .

    Ndërsa për punëkërkuesit me kualifikim të pamjaftueshëm, ose kualifikim profesional që nuk njihet në Gjermani, vlejnë edhe më tej rregullat e deritanishme.

    KUSH KONSIDEROHET SI FUQI PUNËTORE E KUALIFIKUAR SIPAS LIGJIT TË RI?

    Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional që njihet në Gjermani.

    Punësimi është i mundur vetëm në atë profesion për të cilin keni marrë më parë kualifikimin përkatës. Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar dhe njihet, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe dy-tre vjeçare të arsimit profesional.

    Ç’DUHET TË BËNI QË TË MUND TË MERRNI NJË VIZË PËR NISJE TË PUNËSIMIT NË GJERMANI?

    Së pari duhet të njihet kualifikimi dhe më pastaj të parashtrohet kërkesa për vizë.

    E rëndësishme është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani.

    Punëkërkuesit e kualifikuar duhet të fillojnë këtë procedurë me kohë. Këtë mund ta bëjnë edhe para hyrjes në fuqi të rregullave të reja, në mars të vitit 2020.

    Sapo të merrni njoftimin zyrtar për njohjen e kualifikimit dhe keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni si fuqi punëtore e kualifikuar për vizë, në mënyrë që të shkoni në Gjermani dhe të ushtroni veprimtarinë profesionale për të cilën jeni kualifikuar.

    Nëse keni një diplomë të kualifikimit profesional së paku dy vjeçare, apo diplomë universitare të lëshuar nga një shkollë/universitet gjerman, atëherë nuk është e nevojshme nisja e procedurës për njohjen e diplomës.

    ÇDO TË THOTË KJO KONKRETISHT PËR PROCEDURËN E APLIKIMIT PËR VIZË PRANË AMBASADËS GJERMANE

    Parashtrimi i kërkesës për vizë është i mundur pas datës 1 mars 2020.

    Terminet mund të caktohen vetëm në qoftë se e keni në dorë njohjen e diplomës mbi kualifikimin profesional, gjegjësisht diplomës universitare. Në këtë rast, luteni të caktoni një termin nëpërmjet sistemit të caktimit të termineve të Ambasadës Gjermane.

    Ambasada i përditëson rregullisht informatat në faqen e saj të internetit dhe me kohë do të publikojë informata të tjera lidhur me procedurat e vizave e për të cilat do të njoftoheni edhe ju me kohë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *