“Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me Tan kurvën. Keni një javë për një foto, na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurtë që ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale”.
Me këtë mesazh shoqëruar me fotografinë e tij, është kërcënuar gazetari Artan Hoxha. Mesazhin kërcënues ai e ka bërë publik në emision ‘Opinion’ këtë të enjte, ku ishte i ftuar përballë Kryeministrit Edi Rama dhe të cilin e pyeti pse kishte dalë në një foto me njerëz të inkriminuar në një hotel, pronë e njerit prej tyre.
Hoxha po ashtu tha se mesazhi i vinte nga Anglia dhe se autori i mesazhit dinte çdo lëvizje të tij, që kishte bërë gjatë ditës së djeshme dhe se e kishte fotografuar kudo.
“..e fundit sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici, normal që e kam bërë, më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe m’i kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar.