Djali i kreut te qeverise Edi Rames, është gjithmonë në qendër të mediave për shkak të postimeve në rrjetet sociale.
Nuk kishte si të shpëtonte edhe në ditën e 14 shkurtit.
Këtë herë nuk ka qenë Greg Rama ai që ka publikuar diçka që të nxisë dyshimet, por një prej vajzave bukuroshe të ekranit shqiptar.
Moderatorja Xhesika Muçaj shfaqet krah djalit të kryeministrit në një prej pubeve të kryeqytetit. Ata shihen shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Nora Istrefit ‘Anna’.
‘Bestie’ shkruan moderatorja, por fansat kanë nisur të dyshojnë përtej shoqërisë, pasi dyshja shfaqen së bashku pikërisht për Shën Valentin.