Televizioni Report Tv ka publikuar fotot e tre të ndjerëve që u shuan në banesën e tyre në Ostren të Bulqizës.
Fatjoni ishte më i vogli, vetëm 14 vjeç. Një foto që flet mjaft për lidhjen e tyre, është kjo ku nëna, Rajmonda, vajza Rudina dhe djali Fajtoni shfaqen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.
Një gëzim që fatkeqësisht iu ndal krejt papritur një ditë më parë me dyshimin se janë asfikuar nga tymi i përhapur nga soba e ngrohjes me dru.