“Ndarje të bukura s’ka”, Pas ndarjes nga Jonida Maliqi Romeo e pranon: Ka momente qe.. (Video)

    Romeo Veshaj ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” dhe foli ndër të tjera dhe për ndarjen e bujshme me Jonida Maliqin.

    I vënë përballë pyetjes së drejtpërdrejtë nëse i vjen keq për mënyrën se si përfunduan gjërat në marrëdhënien me këngëtaren, aktrori i humorit ka pranuar se nuk ishte një ndarje e bukur.

    BISEDA

    Isli Islami: Në një kohë shumë të shkurtër pati goxha bujë. Marrëdhënia me Jonida Maliqin përfundoi dhe e la pas në 2019, të vjen keq për mënyrën se si mund të kenë shkuar gjërat

    Romeo Veshaj: Shiko, ndarje dhe largime të bukura nuk ka, paçka se të gjithë i trajtojmë…por jeta e tillë është, ka momente, lind vetëm, shtohesh rrugës dhe vde s vetëm. Që do të thotë janë gjëra që ndodhin.

    Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin në një lidhje, që përfundoi ende pa u konfirmuar nga çifti. Jonida Maliqi e pranoi se është single, ndërsa Romeo Veshaj, në një intervistë së fundmi për “ThumbOn”, foli në lidhje me këngëtaren, duke treguar se është vetëm.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *