“Unë thjesht shkova në shtëpi, ashtu si shumë të tjerë së shpejti do ta bëjnë. Duhet të zgjohemi, po dëmtojmë veten tonë “.
Këto janë fjalët e gruas së parë që u shërua nga Koronavirusi në Itali, e cila duket shumë e mërzitur me të gjithë situatën që po ndodh në vendin e saj.
Ajo u shpreh se të moshuarit duhet të jenë më të kujdesshëm, pasi për të tjerët që nuk janë tashmë të sëmurë, është thjesht një grip shkruan media italiane
1.Çfarë ju thanë mjekët?
“Atë që po ju them. Të moshuarit duhet të jenë më të kujdesshëm, të tjerët duhet të ruajnë distancë
2.Çfarë trajtimi keni marrë?
Asgjë! Unë isha pozitiv, por pa ethe. I vetmi ilaç që piva ishte ai që kërkova vetë. Kisha dhimbje koke me gjithë atë rrëmujë që u bë dhe kërkova nëse mund të më jepnin diçka që kisha në çantë. Kaq! A doni të vërtetën?
3.Ke pasur frikë?
Po për çfarë? Është një grip, nuk vdes nëse nuk je i sëmurë. Më duket se të gjithë jemi bërë të çmendur.
4.I kujt është faji atëherë?
«Më bëri përshtypje videoja e një zotërie me një maskë. Ai dukej kaq në panik, ai tha që të gjithë do të infektohemi. »
5.Pse të bëri përshtypje?
“Në një moment ai hoqi maskën e tij. Dhe ai tha se ishte një pacient me kancer, të cilit i kishte mbetur një muaj për të jetuar dhe ju po çmendeni për kaq gjë? Nuk keni turp? Sipas mendimit tim, ai ka të drejtë. Ne duhet të kemi pak turp ”.
6.Si e kaluat periudhën e shtrimit në spital?
Hoqa vetëm këpucët për të fjetur. Shkoja të flija me xhinse. Unë isha mirë, u mërzita vetëm, por isha e qetë.
7.Tani nuk mendoni se po e ekzagjeroni pak?
“Por jo. Kur më nxorrën nga spitali, mjekët më thanë të qëndroja brenda, dhe në rast se do kisha ethe, të merrja Tachipirina. Me pak fjalë, ta menaxhoja vetë, dhe të shkoni në urgjencë vetëm në raste kritike.
8.A je e lumtur që je kthyer në shtëpi?
Pa diskutim po. Por unë vetëm u testova nëse isha pozitive per koronavirusin. Kam lexuar kudo në internet se do të kurohesh kur nuk je sëmurë.
9.A mendoni se diçka po ndryshon në perceptimin e këtij virusi?
«Shpresoj që po.. Mjekët më thanë që po përpiqen të kufizojnë numrin e të infektuarve. Pjesa tjetër nuk është përgjegjësi e tyre.
10.Si jeni?
Mirë. Të mendosh që në 2-3 vitet e kaluara kam pasur gjithmonë një kollë të bezdisshme. Këtë vit nuk e kam. Unë do futem në karantinë dhe më pas do kthehem në punë, të paktën shpresoj.
11.Keni frikë nga dëmtimi ekonomik që mund të pësoj biznesi juaj?
“ Besoj kështu do të vazhdoj edhe për dy muaj. Nëse njerëzit nuk arsyetojnë vetë. Kur të vijë koha, gjërat do të kthehen në normalitet.
Mediat italiane raportojnë se 3 pacientë në Romë kanë mundur të shërohen, ku madje dy prej tyre (një çift kinez) u është ndërprerë trajtimi intensiv. abc