Mjeku i njohur: Shqiperia ka nje avantazh ndaj vendeve te tjera per Koronavirusin

    Mjeku Pëllumb Pipero, i ftuar ne emisionin Historia Ime tregoi se vendi yne eshte i avantazhuar ndaj vendeve te tjera pasi virusi i ri akoma nuk eshte shfaqur tek ne, nderkohe vendet e tjera po perballen prej disa javesh.

    Duke qene i ri shume vende jane gjendur te papregatitur dhe te painformuar per ta perballuar, ndersa ne vendin tone koha ka qene ne favorin tone per te rritur masat si dhe ndergjegjesimin e popullates duke pare edhe pervojen e vendeve te prekura prej kohesh tashme.

    “Koha na ndihmoi qe te marrim masa, dhe nga pervojat e te tjerve prandaj asgje e jashtezakonshme nuk pritet te ndodhe. Jemi te pregatitur dhe koha do ta tregoje, nuk ka vend per panik por per kujdes te shtuar.

    Ndaj ato masa te thjeshta, si larja e duarve, kollitja apo teshtima tek krahu si dhe mos frekuentimi i qendrave te populluara eshte i mjaftueshem per tu perballur me kete virus te ri”.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *