Para pak kohesh, në ditët pas tërmetit, një baba u bë pjesë e medias pasi i kërkoi ndihmë kryeministrit për vajzën e ti, pasi ishte lënduar gjatë tërmetit.
Vajza e tij, humbi jetë vetëm pak ditë më vonë, ndërkohë kryeministri Edi Rama smund të bënte asgjë pasi sipas tij, mjeket po mereshin me rastin e vejzes.
Ndërkohë që ka kaluar vetëm një muaj, Ilia ka zgjedhur të bëhet pjesë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” pasi dontë të fliste me vajzën tjetër të tij, me të cilën kishte më shumë se 3 vite që nuk kishte asnjë komunikim.
Në momentin kur Rozeta dhe Sabina kuptuan se kush i kishte ftuar nuk pranuan që të bashkoheshin me Iljazin. Ato treguan një version tjetër nga babai dhe se ai i kishte keqtrajtuar gjatë gjithë kohës. “Kam 3 vite që e kam mohuar babain sepse ai na ofendonte dhe gjithmonë bënte sherr duke na thënë që të largoheshim prej shtëpie.”, – u shpreh Sabina.
Pavarësisht përpjekjeve dhe fjalëve të Iljazit për t’u ribashkuar përsëri, Sabina dhe mamaja e saj refuzuan kërkesën e tij duke thënë se ai nuk do të ndryshonte sjellje dhe se pas një jave do të fillonte përsëri po i njëjti avaz.