Frika nga koronavirusi, 9200 thirrje brenda 24 oreve, 400 raste te skeduar

    Shqetesimi nga koronavirusi ka shtuar ndjeshem thirrjet në urgjencën kombëtare. Mbi 9 mijë thirrje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 400 raste janë skeduar për koronavirus.

    “Njerëzit vijojnë të marrin të shqetësuar në telefon me frikën që dua të përjashtoj që kam apo jo koronavirus. Po nuk pati shenja apo simptoma, edhe po të bësh analizën nuk del asnjë e dhënë”, shprehet Skënder Brataj, drejtor i urgjencës kombëtare.

    Rastet e skeduar janë kryesisht persona që kanë qënë në Itali.

    “Janë moshat e rritura dhe shumë rrallë tek fëmijët. Rastet e dyshuar janë raste që vijnë nga zonat me transmetim komunitar. Pra nga ato shtete të cilat janë vërtetuar, por nga shtetet e tjera veç Italisë nuk ka pasur”.

    Deri tani në vendin tonë nuk rezulton të jetë regjistruar asnjë rast me koronavirus. Ndërsa çdo ditë persona të dyshuar i nënshtrohen analizës për koronavirus.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *