Mbjremjen e sotme ne emisionin Opinion, Skënder Brataj, drejtor i qendrës Kombëtare të Urgjencës, dha një hipotezë për arsyen e mundshme se përse Shqipëria nuk është infektuar ende nga koronavirus.
Sipas tij mund të luaj rol fakti që shqiptarët në vitet 1950-1960, kanë kaluar një koronavirus, çka mund të ketë bërë që shqiptarët të kenë fituar imunitet.
“Në vitet 50’-60’, Shqipëria ka kaluar një infeksion nga koronavirus, është një familje që ka lindur që atëherë, jo sot… dhe mendohet se ne si popull të jemi dhe si të imunizuar, ndaj dhe shqiptarët që kanë ikur në Itali në moshë të rritur, mund të jetë që janë të imunizuar. Nuk them se është kjo me patjetër…”, u shpreh ai.