Qeveria italiane shpalli sonte në mbrëmje vendimin për të mbyllur totalisht Italinë duke e shpallur tërësisht zonë të kuqe.
Kryeministri Konte tha se vendi është në situatë epidemie në kufijtë e pandemisë ndaj të gjithë duhet të tolerojnë diçka.
Xhuzepe Konte deklaroi se do të zbatohet parimi Unë duhet të qëndroj në shtëpi duke bllokuar çdo lëvizje nga vendi.
Konte njoftoi se dekreti hyn në fuqi nesër në mëngjes e martë 10 mars 2020. Ndërkohë u shpall dhe shtyrja e shkollave të mbyllyra deri më 3 prill që shënon shtyrjen e tretë raporton noa.al.
Kjo është hera e parë në historinë e Italisë dhe atë botërore që një vend i tërë shpallet zonë e kuqe dhe mbyllet. /noa.al/
Arrin në 9172 numri i të prekurve me koronavirus në Itali, 463 të vdekur
Në Itali, 24 orët e fundit u regjistrua numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite, me 1797 raste të reja.
Ndërkohë raportohet zyrtarisht vdekja e 97 personave në 24 orët e fundit.
Në total ka shkuar në 9172 numri i personave të prekur me koronavirus në Itali.
Kurse ka shkuar në 463 numri i të vdekurve.
Sakaq, 650 persona janë në gjendje kritike për jetën, raporton noa.al duke cituar OBSH.
Raporti i të prekurve ka arritur në 152 njerëz ndër 1 milionë banorë, përqindja më e lartë nga të 112 shtetet që janë prekur nga koronavirusi.
Të dhënat e minutave të fundit evidentojnë se në të gjithë botën shënohen 113751 persona të prekur.
Ndër ta kanë humbur jetën 3990 njerëz. Kurse 62832 persona janë shëruar. Por në gjendje kritike gjenden 5983 vetë si dhe 40946 njerëz janë në gjendje më pak kritike për jetën.