Kishte temperaturë dhe kollë, vajza e kthyer nga Italia niset me urgjencë drejt Tiranës

    Nje vajze dhe i fejuari i saj nga Skrapari janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Tiranës.

    Vajza kishte shenja gripi, si temperaturë dhe kollë. Para 10 ditësh, vajza ishte kthyer nga Italia dhe me shenjat e para telefonoi në numrin e urgjencës kombëtare 127.

    Menjëherë pas kësaj janë transportuar për në Tiranë ku do ti nënshtrohen analizave.

    Ndërkohë, Shqipëria ka konfirmuar dy rastet e para me koronavirus.

    Bëhet fjalë për një djalë që kishte ardhur nga Italia dhe babain e tij, të cilët janë në gjendje të qëndrueshme.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *