Një 28 vjeçar me inicialet P.K është i infektuari i parë me Koronavirus në Shqipëri. Ai kishte ardhur nga Firenze pa e ditur se mbarte me vete virusin vdekjeprurës.
28 vjeçari infektoi dhe të atin dhe të dy po qëndrojnë të izoluar në spitalin e Infektivit. Një banor i zonës Irfan Tomini në Tiranë, ku supozohej se jetonin dy të prekurit nga Koronavirusi, tha për Xing.al’ se 28 vjeçari dhe i ati nuk jetonin në atë zonë, thjesht kishin një lokal.
Po ashtu ka zbuluar se si masë mbrojtëse dhe parandaluese i gjithë lokali, pallati dhe banimet përreth janë dezinfektuar nga jashtë. Në dijeninë e personit të intervistuar nuk janë kontrolluar banorët rreth zonës dhe nuk janë marrë masa të tjera.