E martë, 17 Mars 2020 – Shifrat e te prekurve nga koronavirusi dhe jetet e humbura vijojnë për të disatën ditë rresht të jenë shqetësuese në Itali.
Raporti që publikoi para pak çastesh ministria italiane e Shëndetësisë evidenton se 24 orët e fundit janë infektuar edhe 2989 persona, kurse kanë humbur jetën 345 vetë.
Të dhënat tregojnë se ka shkuar në 30969 numri i përgjithshëm i personave të prekur.
Ndërsa ka arritur në 2490 shifra totale e të vdekurve.
Shifrat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve sot janë shëruar 192 njerëz.