Italia tronditet sërish, dalin te dhenat e fundit nga te prekurit me koronavirus

    E martë, 17 Mars 2020 – Shifrat e te prekurve nga koronavirusi dhe jetet e humbura vijojnë për të disatën ditë rresht të jenë shqetësuese në Itali.

    Raporti që publikoi para pak çastesh ministria italiane e Shëndetësisë evidenton se 24 orët e fundit janë infektuar edhe 2989 persona, kurse kanë humbur jetën 345 vetë.

    Të dhënat tregojnë se ka shkuar në 30969 numri i përgjithshëm i personave të prekur.

    Ndërsa ka arritur në 2490 shifra totale e të vdekurve.

    Shifrat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve sot janë shëruar 192 njerëz.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *