Humbja e perceptimit të aromës dhe shijes mund të jetë një nga simptomat që shfaqet te të infektuarit nga koronavirusi.
Sipas virologut gjerman, Dr. Hendrik Streeck i cili është duke koordinuar masat e marra nga qeveria gjermane në përpjekje për të frenuar epideminë e koronavirusit në zonën e Heinsberg, qyteti në North Rhine-Westphalia, ku është edhe epiqendra e përhapjes së epidemisë në Gjermani,
pasi janë intervistuar të gjithë personat e infektuar ka rezultuar se dy të tretat e tyre kanë patur humbje të ndjesisë së aromës dhe shijes për disa ditë. Kjo ishte aq e fortë sa një nënë nuk ishte në gjendje të perceptonte erën e pelenës së pistë të foshnjës së saj.
Diarre e zakonshme
Ndër simptomat e tjera të identifikuara, përveç kollës së thatë dhe etheve, Dr Streeck shpjegon se ka vërtetuar një incidencë të konsiderueshme diarreje, e cila ishte e pranishme në 30% të personave të infektuar, gjë që tregon se virusi mund të sulmojë edhe traktin gastrointestinal.
Edhe Massimo Galli, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Milanos dhe shef i departamentit të Sëmundjeve infektive në spitalin Sacco i pohon konstatimet e kolegut gjerman. “Në pacientët tanë ne shpesh shohim simptomat e anosmisë (ndryshimi i erës) dhe dysgeusia (ndryshimi i shijes) – konfirmon Massimo Galli.
Humbja e shijes dhe erës mund të shfaqet edhe në infeksione të tjera të traktit respirator, por në Covid-19 ato shfaqen më të shpeshta dhe më të rënda.
Galli thotë gjithashtu se “Për momentin nuk e dimë nëse shqetësimi është kalimtar, domethënë nëse me shërimin ndjeshmëria mund të rikuperohet plotësisht. Mund të them me siguri – përfundon Galli – se është një simptomë që shfaqet drej