Flasin specialistet: Humbja e perceptimit të aromës dhe shijes, 2 shenjat se mund të jesh i infektuar

    0
    38

    Humbja e perceptimit të aromës dhe shijes mund të jetë një nga simptomat që shfaqet te të infektuarit nga koronavirusi.

    Sipas virologut gjerman, Dr. Hendrik Streeck i cili është duke koordinuar masat e marra nga qeveria gjermane në përpjekje për të frenuar epideminë e koronavirusit në zonën e Heinsberg, qyteti në North Rhine-Westphalia, ku është edhe epiqendra e përhapjes së epidemisë në Gjermani,

    pasi janë intervistuar të gjithë personat e infektuar ka rezultuar se dy të tretat e tyre kanë patur humbje të ndjesisë së aromës dhe shijes për disa ditë.  Kjo ishte aq e fortë sa një nënë nuk ishte në gjendje të perceptonte erën e pelenës së pistë të foshnjës së saj.

    Diarre e zakonshme 

    Ndër simptomat e tjera të identifikuara, përveç kollës së thatë dhe etheve, Dr Streeck shpjegon se ka vërtetuar një incidencë të konsiderueshme diarreje, e cila ishte e pranishme në 30% të personave të infektuar, gjë që tregon se  virusi mund të sulmojë edhe traktin gastrointestinal.

    Edhe Massimo Galli, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Milanos dhe shef i departamentit të Sëmundjeve infektive në spitalin Sacco i pohon konstatimet e kolegut gjerman. “Në pacientët tanë ne shpesh shohim simptomat e anosmisë (ndryshimi i erës) dhe dysgeusia (ndryshimi i shijes) – konfirmon Massimo Galli.

    Humbja e shijes dhe erës mund të shfaqet edhe në infeksione të tjera të traktit respirator, por në Covid-19 ato shfaqen më të shpeshta dhe më të rënda.

    Galli thotë gjithashtu se “Për momentin nuk e dimë nëse shqetësimi është kalimtar, domethënë nëse me shërimin ndjeshmëria mund të rikuperohet plotësisht. Mund të them me siguri – përfundon Galli – se është një simptomë që shfaqet drej

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here