Gati e gjithë bota është në panik prej koronavirusit. Rastet me të infektuar po shtohen në Europë.
Blerim Meholli, një emigrant shqiptar nga Kosova, i cili jeton në Gjermani ka treguar se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Ai është duke u marrë mjekimin e duhur kundër këtij virusi në një spital në Gjermani.
Në një postim në rrjetet sociale emigranti shqiptar ka shkruar:
Ju kisha lut ma shumë mos dilni në vende me kallaballëk, mos u jepni dorën.
Ndërkohë në vendin tonë janë marrë masa të rrepta dhe thirrjet që të qëndrojnë në shtëpi vazhdojnë.
Po ashtu vazhdojnë thirrjet që të respektohet higjena personale e të lahen duart sa më shpesh.
Gjithashtu bëhen thirrje edhe që të ruhet qetësia e mos përhapet p anik.