Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tregoi në studion e emisionit “Open” situatën në Spitalin Infektiv.
Ai ka treguar ngjarjen prekëse të një të moshuari me djalin e tij.
“Situata në Spitalin Infektiv është dinamike. Është pak e vështirë për tu treguar por ata persona që janë të shtrirë në infektiv janë vetëm. Kishim një rast ku një i moshuar ishte i shtrirë bashkë me djalin e tij.
I moshuari u përkeqësua dhe vendosëm ta kalonim nga reanimacioni. Ai nuk pranonte pasi nuk donte ta linte djalin vetëm’- tha Pipero.
“Normale që është e vështirë të qëndrosh edhe në shtëpi dhe aty kemi njëri-tjetrin, por është shumë më e vështirë të jesh vetëm në këto moment- shtoi Pipero.