Shqipëria behet pjesë e studimit te madh të OBSH

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, diten e sotme ka deklaruar se, Shqipëria është përfshirë në nismën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Public Health Emergency Solidarity Trial”, për t’u bërë pjesë e një studimi klinik ndërkombëtar, për optimizimin e protokolleve për trajtimin e COVID19.

    “Për trajtimin e pacietëve me COVID19 po ndiqen protokollet si në vendet e tjera, përdorim po ato linja trajtimi. Shqipëria për herë të parë do të jetë pjesë e një studimi të madh klinik, “solidarity trial”, iniciuar nga OBSH. Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine”, tha ministrja.

    Në lidhje me testimin, Ministrja Manastirliu deklaroi janë porositur 30 mijë teste dhe se strategjia e testimit vendoset nga ekspertët.  

    “Ne nuk kemi probleme me kapacitetet. Kemi aktualisht dhe kemi porositur edhe 30 mijë teste të tjera. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim testim testim për çdo rast të dyshuar”, tha Manastirliu.

    Në lidhje me vatrën e Shkodrës, Manastirliu tha se Shkodra është një qytet që ka dy vatra që janë zbuluar nga njësitë dhe strukturat e shëndetësisë.

    “Kam një apel që dua ta bëj jo vetëm qytetarëve të Shkodrës por edhe të Tiranës e të gjithë Shqipërisë: Të respektojnë masat e marra, të respektojnë distancimin social, është e vetmja armë për të mundur COVID-19″, tha Manastirliu.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detaje edhe për shëndetin e dy mjekëve të njohur, prof. Dhimitër Kraja dhe prof. Roland Xhaxho.

    v“Prof. Dhimitër Kraja ka rezultuar negative nga testimi I fundit, pra është I shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Kur bisedova me të më tha që do të rikthehet në shërbim. Ndërsa prof. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar. Sot bisedova me të dhe është duke dhënë një dorë për mjekët e infektivit aty në spital, edhe pse është vetë i prekur. Shembuj të tillë janë frymëzues”, tha Manastirliu.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *