Gazetari Saimir Kodra ka treguar se ka kaluar koronavirusin që në muajin janar.
Gazetari tregoi se këtë e ka zbuluar përmes kryerjes së analizës së anti-trupave.
“Për t’ju zbuluar një sekret, në analizat që bëra të anti-korpeve, jam një person që e kam kaluar Covid-in. Pra e gjithë kjo situatë karantine që rrijmë mbyllur është për të transmetuar të gjithën. Që në janar e kam kaluar”, është shprehur gazetari Saimir Kodra në emisionin që ai drejton “Stop”.