“Karantina, nje gabim fatal”, mjeku shqiptar habit: Ja pse nuk do të ketë kurrë nje vaksinë për..

    Mjeku shqiptar Agim Zeqiri, ka tërhequr vëmendjen keto dite pasi ai mendon se situata e koronavirusit po menaxhohet në mënyrën më të keqe të mundshme.

    Ai beson se “nuk ka, as nuk ka per te pasur ndonjëherë vaksinë, sepse struktura antigjenike e këtij virusi është shumë jostabile dhe ai (virusi) nga një koronë kalon në koronë tjetër, pra nuk lë imunitet, njësoj si virusi i  flusë (ftohjes). Gjatë një viti mund të ftohesh disa herë, sepse virusi nuk lë imunitet pas vetes”.

    Dr. Zeqiri ne lidhje me izolimin prej me shume se 6 javesh thotë se ky është një gabim trashanik dhe deri fatal: “Izolimi dhe karantina janë gabime fatale për popullatën për shumë arsye:

    Së pari: Eliminohet mundësia e imunizimit pasiv. Nëse na hiqet mundësia e kontaktit me virusin ne do të mbetemi të papërgatitur për kontaktin e mundshëm të radhës dhe atëherë tabloja klinike do të jetë shumë, shumë më e rëndë.

    Së dyti: Humbasim në gjendjen fizike, e në atë mënyrë përgjigjja jonë imunologjike do të zbehet mjaft. Pas intervenimeve më të rënda në zemër apo diku tjetër, hapi i parë që bëhet është tendenca që pacienti të ngritet sa më para nga shtrati.

    Së treti: Hiqet mundësia e aktivizimit të vitaminës D, që ka rol jashtëzakonisht të madh në sistemin imunitar dhe mirëqenien qelizore, të kockave etj.

    Së katërti: Kur rrijmë të mbyllur, depresionin e kemi aty! Shëndeti mendor rëndohet dhe kompromentohet. Paraqitet frika, stresohet i gjithë organizmi e në ata situata lirohet hormoni i stresit – kortizoli, i cili ka efekte shkatëruese në tru, zemër, veshka… por më me rëndësi është bllokimi i sistemit imunitar. Kur jemi të mërzitur dhe depresiv nuk tajohet hormoni i lumturisë – serotonina, i cili gjithashtu ka rol në sistemin imunitar, e stimulon atë”./Shqip/

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *