Ai eshtë nje nga shtetet më te prekur nga koronavirusi në Amerike, me rreth 42 mijë të prekur, e megjithate kjo gje se nuk i ka ndaluar njerëzit të dalin ne plazhet e Kalifornias.
Rojet e shpëtimit në plazhet e Hantington dhe Njuport në Kaliforni, thonë se më shumë se 50,000 njerëz u mblodhën në plazhet e tyre të premten dhe më shumë pritet të shtunën kur temperaturat tejkalojnë 32 gradë celsius, raporton CBS Los Angeles.
Rojet e shpëtimit dhe ato të zbatimit të ligjit kanë qenë të pranishëm në plazhe për të siguruar që njerëzit janë duke mbajtur distancën e tyre. Sipas tyre se shumica e njerëzve kanë ruajtur distancën e tyre dhe janë përhapur përgjatë rërës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur nga pandemia e COVID-19 në botë me rreth 960 mijë të prekur. Megjithatë kjo situatë nuk i ka gjetur të gjithë në një mendie. Debati mes Presidencës në Uashington dhe qeverive të shteteve mbi hapjen e ekonomisë është shtrirë edhe mes popullsisë ku të shumtë kanë qenë ata që kanë kundërshtuar masat izoluese për frenimin e përhapjes së pandemisë.