Mjeku i njohur i QSUT, Petrit Vargu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar se një mjek dhe dy infermierë janë konfirmuar pozitivë me Covid -19 në urgjencën e QSUT-së.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë nuk bën tamponë për personelin dhe fsheh rastet.
“Skandal! Një mjek dhe dy infermierë janë pozitiv me Covid në urgjencën e QSUT-se. Ministria e shëndetësisë nuk bën tamponë për personelin dhe fsheh rastet. SPAK ku është? Po vidhen jetët e njerëzve!”, – shkruan mjeku Vargu.