Ministria e Shendetesise para pak miutash beri perditesimin e dites se sotme. Ne 24 oret e fundit jane konfirmuar 57 raste te reja me koronavirus ne vend. Ky është një rekord i ri për Shqipërinë, që dje shënoi 48 raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime ndërsa Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.