Jo vetem ne Tiranë, por në të gjithë vendin, po krijohet një situatë mjaft e rende me rastet e reja me koronavirusin. Situata qe eshte krijuar keto dite sidomos në kryeqytet ka bërë që autoritetet të mbyllin çerdhen numër 16 në ish-Bllok.
Prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët e tyre dhe për 14 ditët e ardhshme nuk do të mund t’i çojnë më ne ate cerdhe. Dyshimet e para janë se një ose më shumë edukatore kanë dalë pozitive me koronavirus dhe për këtë arsye, i gjithë stafi i çerdhes do të qëndrojë në karantinë prej 14 ditësh nëpër banesat e tyre.
Lajmi konfirmohet edhe nga zyrtarë të Bashkisë Tiranë, por nuk bëhet e ditur se kush dhe sa persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, pasi kjo është kompetencë e personelit shëndetësor që merret me gjurmimin e rasteve