Një tjetër humbje jetë nga radhët e bluzave të bardha në Kosovë per shkak te Covid.
Spitali Infektiv në Prishtinë ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare mjeku Ali Tolaj i cili kishte shërbyer në këtë spital që prej fillimit të pandemisë.
Tolaj kishte shërbyer si kirurg në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë nga viti 1988.
“Ndahet nga jeta Dr.Ali Tolaj Na trishtoj pa masë lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e Dr. Alisë, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë ditë nga puna e tij.
Dr.Ali (Kadri)Tolaj, 1961-2020, ishte Kirurg në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë nga viti 1988.
Dr.Alia që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vetë rezultojë pozitiv në Covid-19.
Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.
Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite.
Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se pak ditë më parë ndërroi jetë nga koronavirusi edhe mjeku Fadil Zuka.