News

Kockë e lëkurë, arsyeja e vertete e ndryshimit të kengetares Celine Dion

Kockë e lëkurë, arsyeja e vertete e ndryshimit të kengetares Celine Dion

Së pari, ajo nuk është aspak anoreksike. Celine Dion i ka mohuar gjithmonë aludimet se ka një dietë të pashëndetshme.

Kengetarja tha për The Guardian: “Unë nuk jam anoreksike. Njerëzit mërziten sepse unë jam e dobët pa bërë asnjë përpjekje, por unë kam qenë e hollë gjatë gjithë jetës sime. Askush në familjen time nuk është mbipeshë.”

Në daljen e javës së modës në Paris, 2019, shumë ndjekës u shqetësuan, pasi dukej më e dobët se kurrë, por këngëtarja tha: “Unë po e bëj këtë për veten. Dua të ndihem e fortë, e bukur, femërore dhe seksi.”

Ajo është shprehur se pas vdekjes së bashkëshortit, hyrja në botën e modës e ka ndihmuar disi për të hequr mendimet e saj për humbjen dhe për t’u përqendruar në biznes.

Disa prej arsyeve të rënies së saj në peshë, mund të përfshijnë: Humbjen e bashkëshortit

Bashkëshorti i Celine Dion, Angelil Rene ka kaluar një periudhë të gjatë kohore duke luftuar sëmundje të vështira. Ai pësoi atak në zemër kur ishte 49 vjeç. 9 vite më vonë, u diagnsotifikua me kancer në fyt dhe pas shërimit, sëmundja i rikthehet përsëri disa vite më pas, duke i marrë jetën.

“Kur sheh dikë të luftojë me jetën, kjo ka një ndikim të madh tek ti. E shikoja të sëmurë dhe nuk mund ta ndihmoja dot dhe kjo më vriste.” Angelil humbi betejën me kancerin në 2015-ën dhe vdiq në moshën 73-vjeçare.

Humbja e të vëllait Vetëm dy ditë pas humbjes së të shoqit, Dion humbi të vëllain, nga po e njëjta sëmundje.

Inflamacion i fytit

Edhe Celine ka patur problemet e saj shëndetësore. Sipas një njoftimi në media, në 2014-ën u tha se këngëtarja kishte një “inflamacion në muskujt e fytit”, gjë që e pengoi atë edhe të performonte në disa shfaqje. Këngëtarja kërkoi falje për “shqetësimin e fansave të saj” dhe ishte mirënjohëse për mbështetjen e tyre.

Hobi i ri: kërcimi

Këngëtarja ka lidhur pasionin e saj me kërcimin, me trupin elegant.
“Vallëzimi ka qenë gjithnjë në ADN-në time. Është një ëndërr. Bëj balet katër herë në javë. Njerëzit thonë se ja shumë e dobet, por unë jam duke punuar fort. Më pëlqen të lëviz dhe kjo shoqërohet me humbje peshe.”

Celine thotë se nuk frekuenton palestra, por i pëlqen të bëjë golf, si një formë e shëndetshme e ushtrimeve kardiovaskulare.

Çfarë ha Celine Dion? Këngëtarja ha një mëngjes tipik francez. Shumë kafeinë dhe një ëmbëlsire më gjalp, për të nisur ditën. Për Hollyood Reporter, ajo thotë se një briosh dhe një kafe ekspres janë mëngjesi i saj normal.

Midis vakteve, i pëlqen të konsumojë fruta, si: ananas, pjepër dhe qershi. Për drekë, Dion shijon përsëri gatimet franceze. Ajo konsumon pjata tradicionale të shëndetshme, që zakonisht përfshijnë: supë dhe perime të ziera.

Ndërsa, në mbrëmje Celine preferon pjata të gatimeve me origjinë të ndryshme. Bashkëshorti i saj vinte nga Siria dhe Libani, prandaj shpeshherë i pëlqen të konsumojë edhe pjata të asaj zone./Anabel