Besimtarët Myslimanë ne te gjithe boten kete të premte, datë 31 Korrik do te festojne, Kurban Bajramin. Komuniteti Mysliman Shqiptar ka njoftuar se do të lejohen faljet në xhami, duke respektuar distancën fizike dhe kushtet e tjera higjieno-sanitare, përfshirë dhe mbajtjen e maskave.
Zëdhënësi i Komunitetit Mysliman, Agron Hoxha është shprehur: “Nëpër xhami, pak a shumë si në Bajramin e kaluar. Duke bërë dizinfektimet . Tani të presim se këto ditë do të qartësohet më shumë, por deri më tani vendimi është që të lejohet nëpër xhami.”
Ambientet e xhamive do të dezinfektohen, ndërsa në hyrje do të ketë dezinfektantë për besimtarët.